Qeveria subvencionon me 5 milionë euro blerjen e lëndës djegëse për ngrohje për 21 mijë familje me asistencë sociale - NACIONALE

Qeveria subvencionon me 5 milionë euro blerjen e lëndës djegëse për ngrohje për 21 mijë familje me asistencë sociale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike, ku kanë bërë të ditur se kanë ndarë 5 milionë euro blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.

Kurti gjatë prezantimi të kësaj mase ka thënë se Qeveria e tij “mbështet dhe nuk lë askënd prapa”.

Sot jemi bashkë për ta prezantuar edhe një masë e cila në qendër ka grupe të cenueshme të shoqërisë ata që kanë nevojë më së shumti për dorën e shtetit. 5 milionë euro kemi nda, ku qeveria do të mundësoj masën për blerjen e lëndëve djegëse për familjet me asistencë sociale. Jemi dhe do të mbetemi qeveri që udhëheq e mbështet dhe nuk lë askënd mbrapa.” – ka thënë ai sipas EO.

Ndërkaq, në njoftimin për medie të Ministrisë së Financave, bëhet e ditur se nga subevcionimi do të përfitojnë 21 mijë familje me rreth 81 mijë anëtarë.

Njoftojmë familjet përfituese të asistencës sociale se MFPT do të subvencionojë lëndën djegëse për ngrohje me vlerë 120 euro për familje. Përpos kësaj vlere, për çdo anëtar të familjes MFPT do të subvencionojë edhe 30 euro shtesë. Për ilustrim, një familje katër anëtarëshe përveç asistencës sociale, subvencionohet direkt në llogarinë bankare të kryefamiljarit me 240 euro shtesë (120 euro për familje dhe 30 euro për secilin anëtar).

Aktualisht, MFPT është në proces të verifikimit të listave dhe presim që nga kjo masë të përfitojnë rreth 21,000 familje me rreth 81,000 anëtarë.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme