Qeveria shkarkon anëtarin e bordit drejtues të ShSKUK-së, dyshohet se mori ryshfet nga pacientët
Isuf Zekaj ishte njëri nga tre të dyshuarit që kanë kryer veprën ‘marrje ryshfeti’ nga pacientët, për realizim të operacioneve në spital.
Rreth kësaj çështjeje, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 120-të, ku kanë vendosur për shkarkimin e Zekaj, nga të qenurit anëtar i Bordit Drejtues të ShSKUK-së nga Spitali i Vushtrrisë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën mori vendim për shkarkimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj.” – thuhet në njoftimin e qeverisë.
