Qeveria Kurti: Ministrat i nënshkruajnë 13 marrëveshjet me Shqipërinë
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se janë nënshkruar 13 marrëveshjes me Qeverinë e Shqipërisë.
Përmes një njoftimi, tregohet se me nënshkrimin nga ana e ministrave të Kosovës, marrëveshjet kanë hyrë në fuqi.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar ditën e sotme 13 marrëveshje, memorandume bashkëpunimi dhe deklaratë. Pas nënshkrimeve nga ministrat e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ka pasuar nënshkrimi nga ana e ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e të dyja shteteve.” –theksohet ndër të tjera.
Tutje, përmenden edhe mbledhjet e ardhshme të përbashkëta mes dy qeverive.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret mbledhjet e ardhshme të përbashkëta, të cilat duhet të mbahen mes vendeve tona, për diskutime të frytshme e dhënie hov të punëve të mira dhe bashkëpunimit.” – theksohet aty.