Sërish humbëse: Gjykata Kushtetuese vendos kundër Qeverisë Kurti në kontestin me Komunën e Prishtinës
Qeveria e Kosovës u udhëhqur nga kryeministri Kurti humbi një tjetër rast në Gjykatën Kushtetuese. Së fundi, kjo gjykatë ka vendosur në favor të Komunës së Prishtinës në dy raste të ndara lidhur me këmbimin e pronave komunale. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese konfirmuan miratimin e propozimit të kryetarit të komunës për shkëmbimin e pronave të paluajtshme komunale me pronat e paluajtshme në pronësi private. Qëllimi i këtij shkëmbimi ishte realizimi i planit rregullues "Prishtina e re - Lindje", me synimin për ndërtimin e shkollës, kopshtit dhe hapësirave të gjelbërta.
Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e saj, deklaroi kërkesat e pranueshme dhe konstatoi se vendimet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk ishin në përputhje me dispozitat kushtetuese.
Sipas Gjykatës, këto vendime nuk respektojnë paragrafin 2 të nenit 12, paragrafët 1 dhe 3 të nenit 123 dhe paragrafët 2, 3 dhe 7 të nenit 124 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe, si rezultat, shpallen të pavlefshme.
Me aktgjykimin e saj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rikonfirmuar rëndësinë e vetëqeverisjes lokale në rendin kushtetues dhe ka përcaktuar se organeve të vetëqeverisjes lokale u përket të ushtrojnë iniciativën e tyre në përputhje me ligjin, respektuar Kushtetutën dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale.

'Anti-kushtetutshmëri'
Qeveria Kurti ka humbur edhe në disa raste tjera në Gjykatën Kushtetuese që nga marrja e pushtetit. Një prej më të rëndësishmëve ishte Ligji për Këshillin Prokurorial, i cili u shpall i kundërligjshëm.
Në një përpjekje të vrzhdë për të kundërshtuar vendimet, eksponentët e pushtetit sulmonin vazhdimisht konstatimet e Gjykatës Kushtetuese të llojit si: "Ata mund të sabotojnë reformat në drejtësi por nuk mund mund ta kthejnë mbrapsht 14 shkurtin 2021”
Gjykata Kushtetuese gjithashtu kishte vlerësuar se MASHTI kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës, duke shkelur parimet kushtetuese, Kartën Europiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Ndërsa vendime të tjera, si Ligji për Çmimet Tavan, janë ende në pritje të vlerësimit nga Gjykata përkatëse për të vërtetuar kushtetueshmërinë e tyre. Këtë ligj e kishte dërguar Lidhja Demokratike e Kosovës, duke e konsideruar atë në kundërshtim me ekonominë e tregut të lirë.

