Hamza takon Drejtoreshën e NDI-së: Kosova duhet ta përshpejtojë rrugën drejt BE-së - NACIONALE

Hamza takon Drejtoreshën e NDI-së: Kosova duhet ta përshpejtojë rrugën drejt BE-së

14 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim Drejtoreshën e Zyrës së NDI-së në Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg.

Përmes një komunikate për media, PDK-ja ka njoftuat se në këtë takim është biseduar për zhvillimet politike në vend.

Duke e vlerësuar rolin e NDI-së për forcimin e demokracisë në Kosovë, Hamza ka falënderuar mysafiren për përkrahjen që kjo organizatë i ka dhënë PDK-së ndër vite.

“Jemi falënderues për ndihmën që keni dhënë për ngritjen e kapaciteteve partiake dhe të institucioneve të Kosovës në përgjithësi”, është shprehur Hamza, sipas komunikatës së PDK-së.

Ndër të tjera, në takim, sipas komunikatës është biseduar për zhvillimet e përgjithshme politike, sidomos pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 7 qershorit.

Hamza ka theksuar se Kosova ka nevojë për institucione qeverisëse që e kthejnë vëmendjen kah zhvillimi dhe integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu e njoftoi delegacionin e NDI-së për përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në PDK.

Lajme të ngjashme