Pezullimi i certifikatës së biznesit, Kusari: Me Klan Kosovën, me mediat gjithmonë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, përmes një komunikatë për medie, ka njoftuar se i është pezulluar certifikata e biznesit “Klan Kosovës”.
Në lidhje me këtë ka reaguar juristja e mediave, Flutura Kusari.
Me anë të një postimi në Facebook, Kusari ka shkruar se është duke I mbeldhur faktet në mënyrë që ta kuptojë se çfarë ka ndodhur saktësisht.
“U informova per vendimin e ARBK me ia pezullu Klan Kosoves licensen e biznesit. Jam duke i mbledhe faktet per me kuptu per cfare behet fjale”, ka shkruar Kusari.
Tutje, ajo ka thënë se mbeshtet hapur Klan Kosovën dhe mediat tjera.
“Nderkohe, me lejoni te jem shume e qarte: #MeKlanKosova #MeMediat #Gjithmone”, eshte shprehur ajo.
