Qeveria e Kosovës ndan afro 40 mijë dollarë për vizitën e përfaqësuesve të Këshillit Nacional Shqiptar në Amerikë - NACIONALE

Qeveria e Kosovës ndan afro 40 mijë dollarë për vizitën e përfaqësuesve të Këshillit Nacional Shqiptar në Amerikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka ndarë afro 40 mijë dollarë për vizitën e përfaqësuesve të Këshillit Nacional Shqiptar në Uashington.

Ndarjen e fondeve, qeveria e ka bërë në mbledhjen e 131-të, të cilën e ka mbajt në mënyrë elektronike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike, në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C. Me këtë vendim, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikan.” - thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Lajme të ngjashme