Qeveria 'e fsheh' Asociacionin nga populli, në përshkrimin e takimit me Escobarin s'e thonë asnjë fjalë - NACIONALE

Qeveria 'e fsheh' Asociacionin nga populli, në përshkrimin e takimit me Escobarin s'e thonë asnjë fjalë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyra e Kryeministrit të Kosovës vazhdon të mos i pasqyron në komunikata për publikun temat që kryeministri Albin Kurti i diskuton me ndërkombëtarët në takimet për dialogun me Serbinë. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë, ku i pari i qeverisë është takuar për më shumë se dy orë me emisarët evropianë dhe amerikanë Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar.

Ndonëse në takimin e orëve të vona është diskutuar për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe formimi i Asociacionit, në asnjë fjali të komunikatës së Zyrës së Kryeministrit nuk është përmendur kjo çështje. Ndryshe nga Zyra e Kryeministrit, pas takimit, dy emisarët kanë treguar se rikthimi i palëve në dialog ishte prej çështjeve kryesore të diskutimit.

Në komunikatën për media të Qeverisë është thënë se në takim është diskutuar vetëm për deeskalimin e situatës në veri.

U shkëmbyen mendime mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit, ide për de-eskalim të situatës në veri dhe urgjenca për zbatim të Marrëveshjes Bazike e Aneksit të zbatimit. Kryeministri tha se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Uashingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj”, është thënë në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Më pas, aty përmendet sundimi i ligjit dhe zgjedhjet e parakohshme.

Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore, theksoi kryeministri Kurti. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore. Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e pa rezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për de-eskalim të gjendjes dhe normalizim të marrëdhënieve”, është thënë aty.

Aty u diskutuar gjerë e gjatë për Asociacionin

Njohësve të proceseve politike nuk iu ka pëlqyer qasja e Qeverisë për t`i fshehur temat që diskutohen në takime të rëndësishëm.

Analisti Shenoll Muharremi ka deklaruar se në atë takim është folur gjerë e gjatë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij, Qeveria është dashur të tregoi për këtë çështje.

Dje kur janë takuar Kryeministri me Escobar dhe Lajcak kanë biseduar gjerë e gjatë për asociacionin, lloj lloj modalitetesh e detajesh. Mirë kanë bërë, se ne duhemi me përfundu at kapitull më shpejt që me u fokusu në gjëra si ekonomia, shërbimet publike të arsimit e shëndetësisë. Nëse kemi fat, në mbrojtje dhe teknologji e ndërmarrësi. Shumë detaje janë diskutuar mbrëmë. Dmth jo vetëm që është pranuar asociacioni, por po flasim çfare, me cilat tesha e kpuca”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebok”.

Muharremi ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Qeveria e fsheh çështjet e rëndësishme.

Por në komunikatë për publiku shkruante, të largohen bandat nga veriu ose i ndekim me shkop. Logjikë e mirë, por një botë krejt tjetër mes asaj që është diskutuar dhe çfarë u tha për media e publik. Nuk është hera e parë, as e fundit”, ka shkruara ai.

Kërkesat e ndërkombëtareve

Pas takimit, dy emisarët kanë bërë me dije se kthimin i palëve në procesin dialogu ishte prej temave kryesore.

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka treguar se kishin tri kërkesa për kryeministrin.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka treguar se njëra nga kërkesat është rikthimi në dialog.

Unë dhe Escobar u takuam me kryeministrin @albinkurti dhe me kryeministrin e parë @BislimiBesnik. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim.” ka shkruar Lajçak.

Këto kërkesa i ka përkrahur edhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Para mediave, ai ka thënë se Kosova duhet t`i dëgjojë ndërkombëtarët.

“Është një unitet i madh transatlantik, mes SHBA-së, BE-së e NATO-s, që ka paraqitur kërkesat e njëjta. Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit. Një gja dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Dam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, ka thënë Escobar.

Kërkesë e vazhdueshme e bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën është themelimi i Asociacionit. Bisedimet për këtë çështje tashmë kanë filluar në Bruksel. Në takimin e fundit të nivelit politik, janë paraqitur edhe draftet për statutin e Asociacionit.

Lajme të ngjashme