Qeti më i fortë se shteti: Problemi i naftës në Shqipëri dhe përfitimet e Shefqet Kastratit - NACIONALE

Qeti më i fortë se shteti: Problemi i naftës në Shqipëri dhe përfitimet e Shefqet Kastratit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Për çdo vit, Shqipëria që nuk i ka as 3 milionë banorë importon 600 mijë ton naftë, e cila konsumohet nga rreth 600 mijë veturat që posedojnë shqiptarët. Përveç banorëve rezidentë, në Shqipëri çdo vit shkojnë e vijnë rreth 3-4 milionë turistë, të cilët gjithashtu përdorin naftën. Megjithatë, në terma të shpenzimeve, Shqipëria harxhon më pak naftë se Kosova, e cila ka vetëm 1.7 milionë banorë.

Fituesi më i madh nga përdorimi i naftës, padyshim, është Shefqet Kastrati, biznesmeni që është ndër baronët kryesor të naftës në Shqipëri. Por, fitimi i tij nuk është vetëm për shkak të sasisë që shitet në tregun shqiptar. Analistët nga Shqipëria dyshojnë se baronët e naftës në Shqipëri fusin naftë në mënyrë ilegale. Nga një gjë e tillë, më së shumti dëmtohet buxheti i Shqipërisë, pasi që një litër naftë e pa doganuar, hy e paregjistruar edhe në rezervuarin e veturës së qytetarit.

Gazetari nga Tirana, Lutfi Dervishi, i tregoi Nacionales se mijëra tonë naftë hy në këtë formë, për të cilën pastaj ka dyshime edhe për cilësinë. Ndonëse miliona euro tatime për naftën nuk paguhen në buxhetin e shtetit shqiptar, paratë megjithatë përfundojnë në kuletën e baronëve të naftës si Shefqet Kastrati.

Kohë më parë, për shkak të pakënaqësive për rritjen e çmimeve, ka pasur protesta të shumta në Tiranë, e për të cilat kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pati thënë se ato po i shërbejnë Rusisë.

Më poshtë gjeni të plotë video lajmin e përgatitur nga Gazeta Nacionale:

Lajme të ngjashme