Qerkini: Mos me e marrë seriozisht çështjen për persona të pagjetur, kurrë hallall mos ju qoftë!
Përfaqësuesi i familjeve të të zhdukurve të Kosovës, Bajram Qerkini ka thënë se pret shumë pak që të thuhet diçka për personat e pagjetur.
Ai në një prononcim për Kanal 10 ka thënë se 67 herë kanë shkuar në Merdare për të verifikuar se a janë trupat e fëmijëve të tyre.
Ndonëse ai u shpreh i pakënaqur duke thënë se nuk po merren seriozisht dhe nuk po bëhet sa duhet për persona të pagjetur.
“Ne kemi të dhëna të veçanta me data, me kohë kur na u kanë marrë fëmija e kur kanë dalë jashtë Kosovës, e kur janë varrosur në Kosovë. Ende s’kemi informata edhe për 1612 plotë që 24 vjet, as unë as Nysretja e shumë nëna tjera kanë pritur shumë që do të ndodhë diçka në Bruksel. Shumë pak pres që kanë me i thanë katër fjali për personat e pagjetur…Është marre me shku pa një prind, në mesin e asaj bisede për personat e pagjetur. 67 herë kemi qenë në Merdare tu mëndu a është copa e djalit a e çikës teme, dhe mos me i marrë këto sene serioze për persona të pagjetur, kurrë hallall mos ju qoftë”, ka thënë Qerkini.
