Qendra për Monitorim dhe Hulumtime: Milatoviq prin bindshëm me 60%, ndërsa Gjukanoviq 39.9% - NACIONALE

Qendra për Monitorim dhe Hulumtime: Milatoviq prin bindshëm me 60%, ndërsa Gjukanoviq 39.9%

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rezultatet preliminare në Mal të Zi kanë bërë të ditur se kandidati Jakov Milatoviq, prin bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Qendra për Monitorim dhe Hulumtim ka njoftuar se 62.7 për qind të votave janë numëruar, dhe sipas tyre Milatoviq ka fituar 60.1 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq 39.9 për qind, raporton Vijesti.

Të dhënat nga CeMI bëjnë të ditur se pjesëmarrës në votime ishin 71 për qind.

Jakov Millatoviq është një politikan i ri 36 vjeçar nga Podgorica që i ka hyrë politikës vetëm tri vjet më parë kur u bë ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik në kabinetin e Zdravko Krivokapiqit, kryeministrit të përshkruar si pro-serb në Mal të Zi.

Politikani i ri malazez që mund të bëhet president ka avokuar haptas për lidhje më të forta mes Malit të Zi dhe Serbisë.

Lajme të ngjashme