Qendra e VV-së në Prishtinë fajëson LDK-në dhe PDK-në për situatën me mbeturina në kryeqytet - NACIONALE

Qendra e VV-së në Prishtinë fajëson LDK-në dhe PDK-në për situatën me mbeturina në kryeqytet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjendja me mbeturina vazhdon ta sfidoj Prishtinën. Kryeqyteti është përballur vazhdimisht me vështirësi në menaxhimin për një qytet më të pastër.

Për këtë, ka reaguar Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, të cilët kanë fajësuar koalicionin qeverisës në Prishtinë LDK – PDK.

Përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook, qendra e VV-së i kanë kujtuar premtimet e ish-kandidatit të PDK-së për Prishtinën, Uran Ismali dhe kryetarit aktual nga radhët e LDK-së, Përparim Rama.

Premtimet e partive që udhëheqin me Prishtinën, PDK dhe LDK, dhe gjendja faktike në Kryeqytet. Kurrë ma shumë bërllog s’ka pasë Prishtina”, - thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Lajme të ngjashme