Babai i zv.ministrit të VV-së i ashpër ndaj krerëve të UÇK-së: Tradhtarë e kriminelë
Për 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë organizohet një tubim festiv në nder të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ndodhën në një proces gjyqësor në Hagë.
Ky manifestim duket se nuk i ka pelqyer, Xhemshit Vokrrit, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës dhe babai i zv.ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrrit.
Vokrri i ka quajtur tradhtarë e kriminelë ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Nuk festohet me tradhtar e kriminel- kujna po mundoheni me ua shite kete,populli gjykon drejt”, shkroi Xhemshit Vokrri.

Ndryshe, në vitin 2013, Xhemshit Vokrri ishte kandidat për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
