Qasja e presidentes Osmani pas tensioneve në veri? Përgjigjet ambasadori Hovenier - NACIONALE

Qasja e presidentes Osmani pas tensioneve në veri? Përgjigjet ambasadori Hovenier

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është pyetur lidhur me qasjen e presidentes Vjosa Osmani, pas tensioneve në veri.

Ai ka thënë se nuk i takon të përgjigjet për dinamikat ndërmjet institucioneve. Por tha, se Osmani e sheh shumë serioze temën e bashkërendimit me Amerikën.

“Nuk e di a më takon mua të flas për dinamikat e institucioneve të Kosovës Çka do të doja të nënvizoja është se ajo ka theksuar vazhdimisht rëndësinë që ka bashkërendimi i ShBA-ve me Kosovën. Besoj që kjo është diçka që ajo e sheh shumë serioze.”, raporton Nacionale.

Intervista e plotë publikohet pas pak.

Lajme të ngjashme