Putin: Sistemi raketor Patriot është i vjetëruar
Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se sistemet e mbrojtjes raketore Patriot janë të vjetruara dhe se Rusia "do të gjejë gjithmonë një kundërhelm për lëvizje të tilla".
"Sa për Patriotët, ky është një sistem mjaft i vjetër dhe nuk funksionon aq mirë sa sistemi ynë S-300. Kundërshtarët tanë mendojnë se është një armë mbrojtëse, kjo është ajo që ata pretendojnë. Por kjo është vetëm imagjinata e tyre, ne gjithmonë do ta gjejmë një antidot për lëvizje të tilla. Pra, ata thjesht po humbasin kohë, ata thjesht po e shtyjnë konfliktin”, u tha Putin gazetarëve, siç raportohet nga CNN.
Sistemi raketor i mbrojtjes ajrore Patriot përdoret kryesisht për të kapur dhe rrëzuar raketa balistike. Për një kohë të gjatë, Ukraina u kërkon vendeve perëndimore këtë sistem për të rrëzuar në mënyrë më efektive raketat ruse dhe të ashtuquajturat drone kamikaze.
Presidenti amerikan Biden njoftoi dërgimin e atij sistemi raketor në Ukrainë në një konferencë të përbashkët shtypi me Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë. /Nacionale/