Putin: Perëndimi dëshiron të copëtojë Rusinë - NACIONALE

Putin: Perëndimi dëshiron të copëtojë Rusinë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot në televizionin shtetëror rus se Moska është e gatshme të negociojë me të gjitha palët e përfshira në luftën në Ukrainë, por gjithashtu akuzoi Ukrainën dhe Perëndimin se nuk duan të bien dakord për një kompromis.

Duke folur për kanalin Russia 1, Putin fajësoi Perëndimin për fillimin e konfliktit në Ukrainë në vitin 2014 me rrëzimin e presidentit pro-rus Viktor Janukoviç në protestat revolucionare në Maidan, sheshin kryesor të Kievit.

"Perëndimi dëshiron të copëtojë Rusinë"

“Kjo është politika bazë e kundërshtarëve tanë gjeopolitikë nga Perëndimi, e cila ka për qëllim copëtimin e Rusisë, Rusisë historike”, tha ai.

I pyetur nëse konflikti gjeopolitik me Perëndimin po i afrohet një niveli të rrezikshëm, ai u përgjigj: Unë nuk mendoj se është aq i rrezikshëm. /Nacionale/

Lajme të ngjashme