Putin flet me Erdoganin në telefon
Presidenti rus Vladimir Putin ka folur sot në telefon me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për konfliktin në Ukrainë.
Kremlini konfirmoi se ata diskutuan çështjen e shkëmbimit të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës, që paraqet vazhdimin e punës për këtë çështje pas takimit të javës së kaluar të komisionerëve rusë dhe ukrainas në Turqi.
Kremlini njoftoi se Putin "tërhoqi vëmendjen për destruktivitetin e regjimit të Kievit, i cili mbështetet në intensifikimin e armiqësive me mbështetjen e sponsorëve perëndimorë dhe një rritje të sasisë së armëve dhe pajisjeve ushtarake të transferuara".
Të dy liderët diskutuan gjithashtu eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi dhe mënyrat për të zhbllokuar eksportin e plehrave dhe ushqimeve nga Rusia.
Ata iu referuan gjithashtu krijimit të mundshëm të një qendre gazi në Turqi, si dhe normalizimit të marrëdhënieve turko-siriane. Zyra e Erdogan tha se presidenti turk rinovoi ofertën e tij për të ndihmuar në ndërmjetësimin për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë gjatë telefonatës. /Nacionale/