Punëtori bie nga ndërtesa ku punonte, arrestohen dy pronarët e kompanive në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy pronarë të një kompanie të ndërtimit, pasi një punëtor u lëndua rëndë në vendin e punës.
Sipas policisë, një burrë ka rënë nga lartësia e objektit në ndërtim, ku ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në QKUK.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy burra pronarë të kompanive punë-kryerse
Njoftimi i plotë:
ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/ Fushë Kosovë, 04.02.2023 – 13:36. Një mashkull kosovar, ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pronar të kompanive punë kryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.