Punëtorët e sigurimit fizik në UP sot nisin grevën - NACIONALE

Punëtorët e sigurimit fizik në UP sot nisin grevën

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Punëtorët e sigurimit fizik në Universiteti i Prishtinës sot do të nisin grevën.

Kjo për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të papërshtatshme të punës.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, e cila ka shprehur mbështetjen e saj për kërkesat e punëtorëve, ka vlerësuar se vendimi për grevë ka ardhur pas një periudhe të gjatë të përpjekjeve të pasuksesshme të bisedimeve për përmirësimin e kushteve të punës.

Kryetari i kësa sindikate, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se ankesa të ngjashme janë paraqitur edhe nga punëtorët e sigurimit fizik të angazhuar në Departamentin për Çështje Sociale pranë Ministrisë së Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare. Sipas tyre, pagat vazhdojnë të jenë nën nivelin e përcaktuar me Ligjin për Pagën Minimale, ndërsa janë evidentuar edhe shkelje të tjera, përfshirë mosrespektimin e pushimeve vjetore, vonesat në ekzekutimin e pagave dhe mospagesën e stazhit të punës.

Lajme të ngjashme