Punësimet e reja në KEK, Hoti: Trefish më shumë do të punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan - NACIONALE

Punësimet e reja në KEK, Hoti: Trefish më shumë do të punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka theksuar se realizimi i projektit për ndërtimin e një termocentrali me gaz amerikan do të mundësonte një rritje të konsiderueshme të numrit të vendeve të punës, duke ofruar mundësi për trefish më shumë punëtorë se sa aktualisht ka KEK-u.

Hoti ka sqaruar se LDK-ja mbetet e angazhuar për realizimin e tij.

"Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KEK do të punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan. Për më tepër, do të kishim furnizim stabil me energji elektrike e jo ndërprerje me ditë të tëra gjithandej nëpër Kosovë. Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kemi hequr dorë nga ai projekt i rëndësisë kombëtare për Kosovën. Do ta bëjmë me prioritet pas 9 shkurtit." - ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme