Pulsi Publik i UNDP-së: Bie niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve me Qeverinë Kurti
Është rritur pakënaqësia e qytetarëve të Kosovës me Qeverinë Kurti .
Këtë e ka treguar edicionin e 23-të i Pulsit Publik të UNDP-së në Kosovë.
Sipas këtij pulsi, niveli i kënaqshmërisë me performancën e kabinetit ekzekutiv ka rënë për disa pikë në krahasim me prillin e vitit të kaluar.
“Në anketën e opinionit tetor-nëntor 2022, niveli i kënaqshmërisë me performancën e kabinetit ekzekutiv kapi vlerën prej 41%, një rënie për 6.2 pikë përqindjeje nga anketa e prillit 2022 kur ishte 47.2%. Niveli i kënaqshmërisë me punën e Kryeministrit kapi vlerën prej 44.9%, një rënie për 7.7 pikë përqindje nga prilli 2022 kur ishte 52.6%”, është thënë në komunikatën e UNDP-së.

Në raport përmendet edhe niveli i kënaqshmerisë se qytetarëve me institucionet tjera.
“Kënaqshmëria me punën e Kuvendit kapi vlerën prej 39.1%, kurse kënaqshmëria me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës ishte 50.8%. Anketa e nëntorit 2022 tregon që niveli i kënaqshmërisë me Presidenten ishte në 56.8%. Ulje të dukshme pati në shkallën e kënaqshmërisë me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, në 24.4% dhe 22% përkatësisht, krahasuar me prillin e vitit 2022”, është thënë në komunikatë.