‘Pse t’i paralajmëroj vizitat, nuk iu kam ftuar të më ndiqni’: Ministri i Qeverisë Kurti sërish në veri të Mitrovicës - NACIONALE

‘Pse t’i paralajmëroj vizitat, nuk iu kam ftuar të më ndiqni’: Ministri i Qeverisë Kurti sërish në veri të Mitrovicës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, raportohet se sot është parë rrugëve në veri të Mitrovicës së Veriut, në atë që sipas “Kossev”, është vizita e tretë e tij për këtë javë. I shoqëruar nga kryetari Erden Atiq, Krasniqi është parë në një restaurant të hapur së fundi atje.

Po ashtu, prezent raportohet se ka qenë edhe Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Qëllimi i kësaj vizite mbetet i paqartë, pasi siç shkruan ky medium nuk ka pasur paralajmërim. Kur është pyetur në lidhje me këtë, Krasniqi citohet të ketë thënë shkurt: “Pse duhet t’i paralajmëroj”?

Një nga gazetarët raportohet se e ka pyetur Krasniqin në lidhje me sfidat e mediave:

“Ju jeni zyrtar publik, pse duhet t’ju ndjekim gjithmonë për informacion? Kjo është komprometuese, si për ne ashtu edhe për ju”.

Këtu ai është përgjigjur: “Nuk iu kam ftuar që të më ndiqni”.



Lajme të ngjashme