‘Pse erdhëm te kjo gjendje?’: Abdixhiku flet për fushatën e pushtetit ndaj Escobarit dhe KFOR-it - NACIONALE

‘Pse erdhëm te kjo gjendje?’: Abdixhiku flet për fushatën e pushtetit ndaj Escobarit dhe KFOR-it

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nëse nuk ka veprim nga aleatët ndërkombëtarë dhe misioni i KFOR-it, për situatën në veri, duhet pyetur se “si erdhëm deri te kjo gjendje”. Në një intervistë së fundi për RTK-në, ai ka folur për tensionimin e gjendjes dhe momentumin e marrëveshjes finale.

Kryetari i LDK-së ka thënë se situata në veri të vendit është e rëndë, por se Kosova, krejt këtë e përballoi pa mençuri, maturi e koordinim.

“Është situatë e rëndë. Sepse ndodhë benda terirotirit të Kosovës. Është vazhdimësi e provokimeve të Serbisë tash e dy muaj, gjithsesi të paralajmëruar nga aleatët tanë, pro që Kosova nuk ka arritur t’i përballojë me menquri, maturi e koordinim.” – ka thënë ai në një intervistë për RTK-në.

Momenti më i mirë për marrëveshjen finale

Abdixhiku shtoi se ndërkombëtarët, në vazhdimësi i kanë kërkuar Kosovës “të mos bijë në grackë”, derisa Serbia kishte interes shtyrjen e arritjes së marrëveshjes finale.

“Vendi ynë gjithmonë ka zgjedhur që t’i përgjigjet me koordinim me aleatët tanë këtyre provokimeve, kishim një kërkesë nga komuniteti, ju lutem ruani stabilitetin, kjo na vinte nga shkurti i këtij viti kur kishte nisur lufta në Ukrainë, kërkesa ndërkombëtare ishte mos u bëni pjesë e konfliktit rus nëpërmejt Serbisë, mos bini në grackë të tillë, mos merrni fajin për dështimin në dialogun sepse momenti ishte i mirë, ndoshta më i miri në dekadën e fundit.Kishim kërkesë ndërkombëtare për çështjen e tabelave, dhe fokusim në marrëveshjen finale, e ishte qëllimi i Serbisë që të shtynte këtë moment historik para veti.” – theksoi kryetari i LDK-së.

Por sipas tij, institucionet e vendit, “vendosën të ecin vetë”.

“Institucionet tona vendosën të ecin vetë, dhe marrëveshja që u bë rreth targave, ishte e njëjta që u bë më parë, po Serbia e përdori këtë për të përshkallëzuar situatën.” – tha ai.

“Fushata ndaj Escobarit dhe KFOR-it”

Abdixhiku i ka përmendur edhe reagimet e eksponentëve të pushtetit, e së fundi edhe deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë për emisarin amerikan, Gabriel Escobar.

“Nëse s’ka veprim nga aleatët dhe KFOR-it, duhet të pyesim pse erdhem nga kjo gjendja. Kemi parë që Kosova t’i atakojë aleatët tanë, siç pash fushatën e sotme drejtuar z.Escobar, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Kosovës dhe i administratës Biden.” – tha ai.

Kurti ndërkohë, në një intervistë dhënë së fundi për mediumin boshnjak “O Kanal”, kishte kritika për z.Escobar dhe qasjen e tij ndaj Serbisë.

"Jam dakord me shumë nga ato që thotë zoti Escobar. Por ka edhe disa gjëra ku nuk pajtohemi. Për shembull, ne kemi konstatuar se kemi mendime të ndryshme në lidhje me projektet e Open Balkans. Dhe nga ana tjetër, mendoj se ai (Eskobari) dëshiron të mirën për Serbinë. Ai i uron mirë edhe Kosovës. Ai i uron mbarë rajonit tonë. Por zoti Escobar mendon se diplomacia, me sjellje jashtëzakonisht të mira ndaj Beogradit, do t'i kthehet atij.” – tha ai.

Abdixhiku i theksoi qartë edhe sulmet e eksponentëve të pushtetit ndaj KFOR-it, sidomos aktivistëve të LVV-së në Shqipëri, çështje për të cilën raportoi Nacionale.

“Eksponentë të pushtetit, dhe ndaj KFOR-it. Fushatë ndaj KFOR-it, që kishte sjellur, së bashku me përpjekjen tonë, lirinë në Kosovë. Të tillët mbesin faktorë me interes për Kosovën dhe paqën e Kosovës.” – tha kreu i LDK-së.

Lajme të ngjashme