Pas eksponentëve të tij, edhe Kurti sulmon Escobarin: Po i bën lëshime Serbisë - NACIONALE

Pas eksponentëve të tij, edhe Kurti sulmon Escobarin: Po i bën lëshime Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë të gjatë 29-minutëshe për televizionin boshnjak “O Kanal”, ku ka folur për shumë çështje, përfshirë atë më aktualen, pra veriun e Kosovës. Natyrisht, shefi i ekzekutivit e përsëriti komentin e tij tashmë të njohur që “nëse KFOR-i s’i largon barrikadat, atë do ta bëjë Policia e Kosovës”.

Por një gjë tjetër ra në sy në intervistët për televizionin boshnjak. Kryeministri Kurti kësaj radhe kishte edhe kritika ndaj Gabriel Escobarit, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Një kritikë e tillë vjen pas një "mini-fushate" sulmi ndaj Escobarit në Kosovë, ku më i spiktaturi nga ta ishte Enver Robelli, gazetar që jeton e vepron në Zvicër.

Çka tha Kurti?

Kryeministri i Kurtit ka treguar se ka gjëra me të cilat pajtohet, por edhe gjëra me të cilat nuk pajtohet me Escobarin. Ai ka treguar se ka mendime të ndryshme me të për çështjen e “Ballkanit të Hapur”.

Kurti kritikoi qasjen e diplomacisë “së butë” të Uashingtonit, që nëpërmjet sjelljeve të mira me Serbinë, ajo do t’i kthehet Perëndimit. Sipas Kurtit, një qasje e tillë është jo e frytshme.

"Jam dakord me shumë nga ato që thotë zoti Escobar. Por ka edhe disa gjëra ku nuk pajtohemi. Për shembull, ne kemi konstatuar se kemi mendime të ndryshme në lidhje me projektet e Open Balkans. Dhe nga ana tjetër, mendoj se ai (Eskobari) dëshiron të mirën për Serbinë. Ai i uron mirë edhe Kosovës. Ai i uron mbarë rajonit tonë. Por zoti Escobar mendon se diplomacia, me sjellje jashtëzakonisht të mira ndaj Beogradit, do t'i kthehet atij. Por ne që jetojmë këtu e dimë që nuk është kështu. Sepse Beogradi, duke mos qenë demokratik, vetëm sa përforcon qëndrimin se bujarinë tonë e kuptojnë si frikë për ta." – theksoi ai.

Madje, toni i kritikës së Kurtit u shtua edhe më shumë gjatë intervistës, duke thënë se sjellja dhe deklaratat e Esocobarit karshi Beogradit janë lëshime. Në fund, Kurti tha se Escobar do ta kuptojë shumë shpejt se kjo bujari ndaj Beogradit nuk ia vlen.

“Mendoj se sjellja dhe deklaratat e zotit Escobar ndaj Beogradit janë lëshime. Por nga ana tjetër Beogradi nuk i kupton këto lëshime. Ata nuk mendojnë se është një virtyt i Escobar. Ata nuk mund të mendojnë se kjo është bujaria e Amerikës. Ata mendojnë, por kanë frikë nga ne. Pra, le të kërkojmë edhe më shumë. Mendoj se edhe zoti Escobar, nëse nuk e ka kuptuar deri tani, do ta kuptojë shumë shpejt se kjo bujari ndaj Beogradit nuk ia vlen.”, ka thënë Kurti kur pyet nëse Escobar bën lëshime ndaj Serbisë.

Çka tha tjetër Kurti?

Në mediumin boshnjak, Kurti foli për barrikadat në veri, duke thënë se pas largimit nga institucionet, ato janë episodi i dytë i serbëve.

“E kemi policinë tonë në veri, e cila tani është më prezente se më parë. Por ne kemi edhe njëmbëdhjetë barrikada. Këto barrikada ishin episodi i dytë i episodit të parë, që ishte se serbët nga veriu morën urdhër nga Beogradi që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës.” – ka thënë ai.

Tutje, Kurti ishte i qartë edhe për çështjen e barrikadave, duke thënë se KFOR-i duhet të tregojë që qëndron për paqe dhe sigurinë, por edhe për lirinë e lëvizjes.

“Kemi kërkuar nga KFOR-i para Krishtlindjeve. Dhe na vjen shumë keq që KFOR-i po e vonon këtë. Nuk e di pse po ngec dhe pse po e bën. As vetë nuk e di se çfarë bisedash kanë bërë atje. Por e di që kjo nuk mund të zgjasë shumë. Së shpejti do të kemi një takim me KFOR-in për të sqaruar gjithçka. Dhe nëse KFOR-i nuk është në gjendje t'i heqë barrikadat ose, për arsye të panjohura për mua, nuk do ta bëjë këtë, atëherë ne do të duhet ta bëjmë atë. Sepse barrikadat bllokojnë kryesisht serbët në veri. Ato janë shkelje dhe shtypje e rendit tonë kushtetues dhe ligjit dhe rendit tonë. Por në radhë të parë është kundër lirisë së lëvizjes.” – ka thënë ai.

Kurti po ashtu e tregoi edhe një herë qëndrimin e tij kundërshtues ndaj Ballkanit të Hapur.

“Mendoj se Ballkani Evropian është mjaft i hapur, ndërsa Ballkani i Hapur është mjaftueshëm evropian. Mendoj se ne kemi nevojë për një Ballkan demokratik dhe evropian. Ndërsa Open Balkan dëshiron që Ballkani të jetë i hapur ndaj Federatës Ruse. Ashtu si Serbia është e hapur ndaj Federatës Ruse.” – përfundoi Kurti.

Lajme të ngjashme