Kurti: Serbia dëshiron të na kthejnë në epokën e Grenellit, kur diskutohej për shkëmbim territoresh - NACIONALE

Kurti: Serbia dëshiron të na kthejnë në epokën e Grenellit, kur diskutohej për shkëmbim territoresh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në intervistën e tij dhënë mediumit boshnjak Istraga.ba të shtunën, ka folur edhe për ish-emisarin e SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ai ka thënë në këtë intervistë se Serbia do të dëshiron të kthehet në kohën kur diskutohej për shkëmbim territoresh, por fillimisht po pret rezultatin e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe ndryshimin e administratës në Uashington.

Kurti ka theksuar se në kohën e Grenellit, Serbia dontet të përdorte rrethana “në të cilat nuk kishte vëmendje të mjaftueshme për historinë dhe vullnetin e popullit, por kush është më i fortë merr më shumë”.

Më tej, ai thotë se duke kërkuar këta Serbia po tenton që të rrit tensionet më shumë në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të dëgjohet nga Uashingtoni dhe Brukseli.

“Ajo kauzë është Beogradi siç e njohim ne. Dhe tani është e qartë se qeveria në Beograd është ajo që dëshiron të jetë ajo që do të dëgjohet e para nga BE-ja dhe SHBA-ja me potencialin e saj për destabilizimin e rajonit. Pra, ata po llogarisin në frikën e Perëndimit demokratik me potencialin e tyre, veçanërisht ushtarak, sepse ne e dimë se Serbia ia cakton ushtrisë së saj të paktën tre për qind të bruto produktit kombëtar. Nga ana tjetër, është gjithashtu e qartë se Beogradi zyrtar është në pritje të rezultatit të luftës në Ukrainë, një lloj oportunizmi, ku do të donin që Rusia të fitonte, natyrisht. Por tani, kur panë se Federata Ruse përjetoi një plagë të gjerë dhe të thellë në Ukrainë, u shqetësuan pak dhe nuk dinë si të sillen. Ata do të donin të ulen në disa karrige, si më parë, por unë mendoj se në të njëjtën kohë ata janë duke pritur, jo vetëm rezultati i luftës në Ukrainë, por edhe ndryshimi i administratës në Uashington. Ata do të donin t'i riktheheshin disa nga projektet që kishin para se të bëhesha kryeministër, që është shkëmbimi i territoreve. Ishte koha e Grenelit ku Beogradi donte të përdorte rrethana në të cilat nuk kishte vëmendje të mjaftueshme për historinë dhe vullnetin e popullit, por kush është më i fortë merr më shumë. Dhe unë mendoj se në këtë kuptim ata tani duan të rrisin edhe më shumë këtë tension që ekziston sot në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që Uashingtoni dhe Brukseli t'i dëgjojnë.”, ka thënë Kurti ndër të tjera në këtë intervistë.

Në këtë intervistë, Kurti ka thënë se i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar bën lëshime ndaj Beogradit dhe se më të nuk pajtohen në disa pika.

"Jam dakord me shumë nga ato që thotë zoti Escobar. Por ka edhe disa gjëra ku nuk pajtohemi. Për shembull, ne kemi konstatuar se kemi mendime të ndryshme në lidhje me projektet e Open Balkans. Dhe nga ana tjetër, mendoj se ai (Eskobari) dëshiron të mirën për Serbinë. Ai i uron mirë edhe Kosovës. Ai i uron mbarë rajonit tonë. Por zoti Escobar mendon se diplomacia, me sjellje jashtëzakonisht të mira ndaj Beogradit, do t'i kthehet atij. Por ne që jetojmë këtu e dimë që nuk është kështu. Sepse Beogradi, duke mos qenë demokratik, vetëm sa përforcon qëndrimin se bujarinë tonë e kuptojnë si frikë për ta."

“Mendoj se sjellja dhe deklaratat e zotit Escobar ndaj Beogradit janë lëshime. Por nga ana tjetër Beogradi nuk i kupton këto lëshime. Ata nuk mendojnë se është një virtyt i Escobar. Ata nuk mund të mendojnë se kjo është bujaria e Amerikës. Ata mendojnë, por kanë frikë nga ne. Pra, le të kërkojmë edhe më shumë. Mendoj se edhe zoti Escobar, nëse nuk e ka kuptuar deri tani, do ta kuptojë shumë shpejt se kjo bujari ndaj Beogradit nuk ia vlen.”, ka thënë Kurti kur pyet nëse Escobar bën lëshime ndaj Serbisë.

Lajme të ngjashme