PSD uron Ditën e Çlirimit të Kosovës: Rezultat i përpjekjeve e sakrificave të shumë brezave që dhanë gjithçka nga vetja - NACIONALE

PSD uron Ditën e Çlirimit të Kosovës: Rezultat i përpjekjeve e sakrificave të shumë brezave që dhanë gjithçka nga vetja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Socialdemokrate (PSD) ka uruar 25 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Në urimin e PSD-së jaën falendëruar dëshmorët, veteranët e UÇK-së si dhe aleatët perëndimor.

“Çlirimi i Kosovës është rezultat i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë brezave që dhanë gjithçka nga vetja dhe bën gjë që shkonte edhe përtej potencialit të tyre. Lira ishte çmimi që e paguam shtrenjtë. Fundi i shekullit XX ishte pjesa më ë vështirë e ecjes shqiptare për t’i flakur tutje prangat e robërisë, por bashkë me sfidën më të madhe të historisë tonë, erdhi edhe kurorëzimi i krejt asaj sakrifice shekullore – çlirimi i Kosovës më 12 qershor 1999”.

“Sot në këtë ditë bashkë me urimin, kujtojmë dhe falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në organizim të rezistencës; falënderojmë dhe përkulemi para të gjithë rënëve dhe dëshmorëve të vendit; falënderojmë veteranin e UÇK-së si dhe mirënjohje e veçantë shkon edhe për aleatët perëndimorë që sipërmarrjen tonë për çlirim e ndihmuan me intervenimin ushtarak të NTO-së.” – thuhet në njoftimin e PSD-së.

Lajme të ngjashme