Protestojnë punëtorët e kompanisë "Pastrimi", kërkojnë rritje pagash dhe shujta - NACIONALE

Protestojnë punëtorët e kompanisë "Pastrimi", kërkojnë rritje pagash dhe shujta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikata e punëtorëve e Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Pastrimi” sot kanë protestuar para zyrës së kompanisë së tyre, duke kërkuar rritje të pagave dhe shujtave.

Ndër të tjera, të njëjtit kishin kërkuar edhe përmirësim të kushteve të punës.

Kryetari i sindikatës, Florim Cakiqi ka thënë se kanë bërë protestë paqësore dhe kanë kërkuar që të bëhet nivelizimi i pagave dhe kushteve të punëtoreve.

Duke marrë parasysh gjendjen financiare të punëtorëve dhe kushtet e vështira e kemi bërë një protestë paqësore dhe kemi kërkesa prej punëtorëve për rritjen e pagave, rritjen e shujtës, nivelizimin e pagave dhe kushtet e punëtorëve”, tha ai.

Tutje, edhe përfaqësues i mekanikës, Safet Berisha, është shprehur se kanë probleme edhe me pika të grumbullimit të bërllokut.

Ai ka thënë se para 5 vitesh iu kanë rritur pagën për vetëm 20 euro, ndërkohë që nga ajo kohë nuk ka pasur më ndonjë lëvizje ose përmirësim në këtë aspekt.

“Kemi probleme edhe nëpër pika të grumbullimit të bërllokut, sepse kur nuk ke kamionë nuk mundesh me heq as bërllok qysh duhet… 330 euro për punëtorë fizikë, shoferë 345 dhe mekanika 345 (janë pagat). Para pesë vjetëve na ka rritë rrogën 20 euro, që pesë vjet nuk e ka rritë rrogën e as shujtën, që pesë vjet jemi qysh jemi sot”, ka thënë Berisha.

Lajme të ngjashme