Propozimi i VV-së për Konjufcën president, LDK: “Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja” - NACIONALE

Propozimi i VV-së për Konjufcën president, LDK: “Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja”

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë duhet të zhvillohet me “seriozitet të plotë” dhe në frymën e konsensusit kushtetues.

Sipas LDK-së, takimet ndërmjet subjekteve politike kanë qenë konsultative, me synim gjetjen e një kandidati konsensual për postin.

“Konsensusi nuk është garë politike”, thuhet në komunikatë, duke theksuar se ai kërkon diskutim dhe dakordim të përbashkët.

Partia vlerëson se procesi nuk mund të ndërtohet mbi propozime të njëanshme, ku të tjerët ftohen vetëm për mbështetje.

LDK-ja kritikon qasjen e Lëvizja Vetëvendosje!, duke thënë se ajo “nuk reflekton një përpjekje serioze për ndërtimin e konsensusit”.

Sipas saj, kjo qasje rrezikon kalimin e afateve kushtetuese.

LDK shpreh keqardhje që vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, në vend të arrihet stabilitet institucional.

Lajme të ngjashme