Propaganda ditë e më bajate e LVV-së, bie interesimi qytetar edhe në "punën e vetme me zell" të tyre - NACIONALE

Propaganda ditë e më bajate e LVV-së, bie interesimi qytetar edhe në "punën e vetme me zell" të tyre

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërtimit të tregimeve të njëanshme, të pjesshme, të prera e të përdredhura në favor të vetes, e që për qëllim kanë projektimin e “të vërtetave” të parapëlqyera vetanake, rëndom i vendoset termi Propagandë edhe nga vëzhguesit më të patrajnuar të ngjarjeve politike.

Lëvizjes së kthyer në Parti, Vetëvendosjes, tashmë për afro tri vite, i punon thuajse vetëm montazheri dhe një narrator në faqen e tyre në Facebook – për të shpërndarë video të “punëve fiktive të mëdha” që pandehin t’i përçojnë nga kulla e tyre e fildishtë – s’do shumë mend: krejtësisht në shkëputje me realitetin..

Shkrimtarit të madh amerikan, Mark Twain, i atribuohet fraza se “ka tri lloje gënjeshtrash: gënjeshtra, gënjeshtra të dreqosura dhe statistika”. Kjo frazë që i atribuohet Twain-it, fare lehtë mund t’i aplikohet Vetëvendosjes në rastin e "punës së vetme me zell" të tyre: videove.

S’ka ditë të lume që nuk përdredhen shifra e statistika krejtësisht të përpunuara në pjesëritë e tyre për t’i shërbyer të “vërtetave" të farkëtuara, siç ishte rasti me një grafikon të hiperbolizuar me rritjen e të hyrave doganore; ku kontrasti real prej 7% vizualisht jepej për mëse 70%. Kjo madje u bë edhe objekt përqeshje në vend.

Në afro tri vite qeverisje, në mungesë të tregimit të ndonjë pune konkrete, singulare, të përvetshme, e pse jo që komandon edhe respekt – Lëvizja e kthyer në Parti i kthehet asaj që rëndom jepet me temrin “whataboutism”; që është teknika ose praktika e përgjigjes ndaj një akuze ose pyetjeje të vështirë duke bërë një kundërakuzë ose duke ngritur një çështje tjetër. Ose konkretisht, duke u kthyer te “Ata..të 20 vjetshit”.

Ekonomia shënoi progres të paparë në qeverisjen tonë”, thotë narratori që lexon atë që i është shkruar, në një kohë rreth 70% e projekteve të planifikuara në investime kapitale për vitin 2023 as që kanë filluar; e ku ka ministri që ende janë me 0 përqind të shpenzimeve kapitale, e që besa më së shumti del të jetë Ministria e Infrastrukturës me vetëm 16%. Në një kohë të paprecendetë sa i përket investimeve kapitale, narratorit i jepet të paraqesë mrekulli ekonomike në video. Të mos flasim për vite edhe më makabër paraprake.

Por, narratori kënaqet të tregojë se “sa të kënaqur janë qytetarët me qeverinë Kurti” duke cituar një raport të UNPD-së, me 51% besueshmëri. Dhe narratorit, me gjuhë të stërjeshtuar i shkruhet të thotë se “zhvatësve” duke iu referuar opozitës, “u është ndalur çeshmja” dhe se “po u rrezikohet pasuria e jashtëligjshme”.

Aferës së vajit, grurit, aferës së Martinit, u thonë “imagjinare”; ndonëse edhe vetë shefi i tyre, Albin Kurti, sigurisht përmes shifrave ledhatuese “vonesë me vetëm 3 përqind”, e ka pranuar që vaji s’ka ardhur kurrë, një pjesë e grurit dhe sheqerit – shifra këto të cilat shkojnë deri në 600 mijë euro dëm të buxhetit. Ndërsa për ambasdorin kontraverz, të nënshtetësuar brenda dite, pa e kaluar as certifikimin e sigurisë, që e bënë ambasador në Zagreb, dhe që u përfhsi në një skemë shpërlarje parash me mafinë energjetike në Beograd, dhe i cili tërhoqi miliona euro “cash” në Prishtinë, edhe atë e quajnë “imagjinare”. Mbase fjala imagjinare u ka ardhur si kundër-pasojë e imagjinimeve në videon e tyre.

Në videon e njëanshme, narratorit s’dihet ai shkon mendja te asamblisit i tyre në Prishtinë, i cili u kap me 11 mijë doza ekstazi, drogë piskoaktive, me vlerë prej 400 mijë euro dhe i cili është i burgosur në Shqipëri. Një gjuhë me tone të tilla si të videos së Vetlvendosjes, e gjejmë edhe te Mujeci i Vetëvendosjes – i prangosur për trafikim droge.

Këto video janë bërë tashmë aq përditshmëri, sa që edhe s’i shikon kush dhe as s’u reagon kush. Se interesimi për këto video propaganduese ka rënë shihet në faktin se që pesë orë nga publikimi janë shënuar vetëm se 2 mijë shikues.

Megjithatë përjashtim përbëu deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila duket se i ka kushtuar vëmendje dhe doli me një rrotllim të logjikës propaganduese duke shtruar një seri pyetjesh.

“Të korruptuar dhe krenarë”, e nisi reagimin Bajrami, teksa ironizoi me atë që u synua të përçohej si “lulëzim ekonomik”

Pyetjet e Deputetes Bajrami:

Të korruptuar dhe krenarë

Video produksioni i Qeverisë/LVV ka harru ta cekë “se sot për herë të parë është data 28 gusht 2023” dhe ata po i afrohen fundit të mandatit qeverisës.

Ani lulzim ekonomik⁉

- Sa ditë ju bënë Kosovës nën sanksione

- Cili është dëmi ekonomik dhe politik që i keni shkaktu vendit, duke e vënë nën sanksione

- Sa është zvogëlu eksporti i mallrave

- Me çfarë deficit tregtar e keni mbyllë vitin 2022

- Si lavdëroheni me inflacion, derisa qytetarët mezi mbyllin muajin

- Sa tenderë njëburmorë keni nënshkru

- Sa tenderë ju keni dhanë miqëve e dashamirëve

- Prej kur korrupcioni është trillim – jeni zënë në flagrancë.

- Sa e keni rritë tatimin në pronë

- A e keni bë TVSH-në zero në produkte bazë siç keni premtu

- Sa qytetarë të këtij vendi kanë ikë nga këtu

- Sa punëtorë të administratës shtetërore e kanë lënë punë

- Sa policë e kanë lënë punën

- Sa mjekë kanë ikë jashtë shtetit

- Sa ushtarë të FSK-së detyrohen të punojnë kamarier, në mbrëmje se nuk ju mjafton paga për ta mbajtë familjën

- Sa është rritë çmimi i energjisë elektrike

- Sa qerdhe i keni ndërtu

Sa qifte të reja i keni bë me banesë

- Sa sovranitet ka në veri sot

- Sa ditë ju bënë Lulzim Hetemit në komunë

- Çka ka përfitu Kosova nga qendrimi i tij brenda një ndërtese

- Sa njohje të reja i keni sjellë vendit

- Sa fëmijë do të ngelin pa libra këtë vit

- Sa orë mësim do të humbin

- Sa ligje i ka rrëzu kushtetusja deri tani

-Sa ministra e kanë shkelë kushtetutën

- Sa ministra e kanë shkelë ligjin

Pres përgjigje me video

Lajme të ngjashme