Prokuroria themelore në Pejë ngre aktakuzë ndaj 11 zyrtarëve për keqpërdorim të pozitës
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve të kësaj komune dhe një gjeodeti.
Siç raporton Klan Kosova, dyshohet se ndaj personave që është ngritur aktakuzë, kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe konfliktit të interesit.
Tutje, thuhet se hetimet në lidhje me rastin kanë zgjatur pothuajse 2 vjet, ndonëse thuhet se katër nga personat ndaj të cilëve janë ngritur aktakuzat janë drejtorë komunalë, dy udhëheqës të sektorëve të drejtorive përkatëse, dy inspektorë të ndërtimit, një zyrtar gjeodet, dhe një gjeodet i licencuar pranë Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Vlen të theksohet se mbi 11 personat e akuzuar rëndojnë 21 vepra të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa dy janë cilësuar si vepra penale të konfliktit të interesit.
