Prokuroria Speciale e demanton keq Pecin: Kallëzimi penal që është rrëzuar nuk ka të bëjë keqpërdorimin e granteve në bujqësisë - NACIONALE

Prokuroria Speciale e demanton keq Pecin: Kallëzimi penal që është rrëzuar nuk ka të bëjë keqpërdorimin e granteve në bujqësisë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka dëmtuar ish-ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, i cili ka thënë se kjo prokurori e ka rrëzuar kallëzimin penal që ia kishte ngritur LDK-ja në lidhje me keqpërdorimin e granteve në bujqësi.

Përmes një sqarimi, prokuroria ka treguar se kallëzimi penal për të cilin flet Peci nuk ndërlidhet me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë.

Sipas prokurorisë, rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P., nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë. Rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të informuar drejtë opinionin publik, duke respektuar parimin e transparencës, si dhe duke ruajtur integritetin e procedurave”, është thënë në sqarimin e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme