Prokuroria nis hetimet për keqtrajtimin e vajzës së mitur në Prishtinë
Deputeti Fridon Lala ka thënë se Prokuroria ka nisur hetimet për keqtrajtimin e vajzës së mitur në një nga lokalet e Prishtinës, kur prezent aty ishte edhe Ministri Faton Peci.
Derisa ai po e shijonte kafenë e tij me një njeri të panjohur i ofrohet një vajzë e vogël e komuniteteve pakicë. Peci madje as nuk kthen kryet për të refuzuar kërkesën e vajzës së vogël për lëmoshë.
Peci përmes një reagimi në Facebook ka thënë se nuk mund të mbahet përgjegjës për ndonjë veprim që ndodh në ndonjë lokal ku ka qëlluar rastësisht.

Ministri i Bujqësisë thotë se përkrahja për komunitetet jo-shumicë nga Qeveria e tanishme është më e madhe se asnjëherë, ndërsa dita-ditës, organet e rendit bëjnë përpjekje t’i luftojnë dukuritë negative, përfshirë edhe nevojën e fëmijëve për kërkimlëmoshë.
