Deputeti i VV-së duket se denoncon ministër Pecin: "Racizëm, turp"
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka reaguar pas videos, ku shihet një vajzë e mitur nga komunitetet duke u larguar me forcë nga një lokal, ku i pranishëm ishte ministri i Bujqësisë, Faton Peci, dhe i njëjti nuk ka reaguar.
Rrahmani reagimin e tij e ka bërë përmes një postimi në Facebook.
“Racizëm. Turp!”, ka shkruar ai, duke mos përmendur ministrin Peci.
Nga ana tjetër, ministri i Bujqësisë ka dal me një reagim ndaj kësaj video, duke e thënë se nuk është përgjegjës.
Ai tutje ka thënë se distancohet nga secili akt që përcjell dhunën ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe sipas tij rreth kësaj video vëmendja ishte tek bashkë-biseduesi.
