Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Hysni Mehajt të VV-së për një objekt të lëshuar me qera - NACIONALE

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Hysni Mehajt të VV-së për një objekt të lëshuar me qera

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kallëzimi penal i Hysni Mehajt, anëtarit të Kuvendit Komunal të Skënderajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me pretendimet për një objekt të stomatologjisë dhe pediatrisë të lëshuar me qera në vlerë prej 200 euro në muaj, është hedhur poshtë nga Prokuroria e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Në njoftim thuhet se pas shqyrtimit të kallëzimit penal dhe analizimit të provave të tjera relevante të mbledhura sipas autorizimit të Prokurorit të PSRK, Prokuroria e Shtetit ka vendosur të hedhë poshtë kallëzimin penal.

“Pas shqyrtimit dhe analizimit të Kallëzimit Penal të provave të tjera relevante të mbledhura sipas Autorizimit it Prokurorit të PSRK, Prokurori i Shtetit nga PSRK me datë 07.03.2023, ka marrë Aktvendim për hedhien e plotë të Kallëzimit Penal të sipërcituar, bazuar në nenin 84 par. 2 nënpar. 2.1 te KPP-se (një kopje e Aktvendimit bashkangjitur këtij Njoftimi).” – thuhet në njoftim.

Kujtojmë se për KALLXO.com Komuna e Skenderajt e kishte mohuar të ketë pasur ndikim politik në dhëniën në shfrytëzim të pronës.

“Dhënia e pronës në shfrytëzim është bërë në procedurë të plotë ligjore, vlerësuar edhe nga Komisioni përkatës dhe asnjë ndikim politik nuk ka pasur në këtë rast” – kishte deklaruar Amir Lushtaku, zëdhënësi i Komunës së Skenderajt për mediumin.

Lajme të ngjashme