Prokuroria e konfirmon arrestimin e Hasan Krasniqit, kryeshef i KRU Gjakova - NACIONALE

Prokuroria e konfirmon arrestimin e Hasan Krasniqit, kryeshef i KRU Gjakova

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin për të cilin u raportua në media më parë, të kryeshefit të KRU Gjakova, Hsan Krasniqi.

“Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e një personi H.K., të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, i cili me vendim të prokurorit nga PSRK është ndaluar për 48 orë.” – thuhet ndër të tjera aty.

Çka iu gjet?

Poashtu gjatë ditës së sotme janë kontrolluar-bastisur edhe objekti i banimit të personit të dyshuar dhe zyra e tij në KRU Gjakovë, ku janë siguruar dëshmi- prova materiale që ndërlidhen me rastin, si dhe janë sekuestruar:

-Një (1) Lap-Top

-Një (1) Telefon mobil Samsung Galaxy S22,

-Para 22.205,00 Euro,

-Barka Ranier Ëit,

-Dy kontrata qe ndërlidhen me rastin.

Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do të vendosë për masën e sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë.

Lajme të ngjashme