Projektligji për Zgjedhjet Përgjithshme: Parashihet nisja e heshtjes zgjedhore pas hapjes së qendrave të votimit - NACIONALE

Projektligji për Zgjedhjet Përgjithshme: Parashihet nisja e heshtjes zgjedhore pas hapjes së qendrave të votimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë është gati të shkojë për shqyrtim në Qeveri, pas së cilës do të miratohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Komisioni ad hoc i Kuvendit të Kosovës për reformën zgjedhore ka përfunduar me hartimin e këtij projektligji. Reporteri.net ka siguruar këtë projektligj, i cili tenton të eliminojë komplikimet e votimit që u panë në zgjedhjet e fundit.

Në rast se Kuvendi i Kosovës miraton ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, votat për deputetë do të numërohen në qendrat komunale të numërimit dhe jo në qendrat e votimit, siç është bërë deri më tani.

Kandidatët që janë dënuar për një vepër penale për një vit ose më shumë me një dënim efektiv gjatë tre viteve të mëparshme nuk lejohen të kandidojnë.

Ky projektligj u mundëson po ashtu kandidatëve për deputetë të jenë edhe vëzhgues të numërimit në QKN gjatë gjithë procesit krahas vendit ku bëhet numërimi i votave si dhe parasheh fillimin e heshtjes zgjedhore pas hapjes së qendrave të votimit, e jo 48 orë përpara.

Votuesit mund të zgjedhin deri në 10 kandidatë nga pesë që kanë qenë në listën zgjedhore për deputetë.

Më shumë rreth Projektligjit mund të lexoni KËTU.

Lajme të ngjashme