Projeksionet e FMN-së: Rritja ekonomike e Kosovës më e vogël sesa që pritej - vetëm 2.7 për qind
Pas kryeministrit Kurti i cili ditë më parë tha se “progresi ekonomik nuk është hamendësim e as rastësi”, ministrit Murati i cili foli për "përmirësimin e hendekut të bilanit tregtar të Kosovës", së fundmi edhe zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se “Kosova ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në Evropë brenda një viti.”
Kryeministri dhe zëvendëskryeministri po "bërtasin në kupë të qiellit” për rritjen e madhe ekonomike në Kosovë, por numrat po dalin të jenë janë më kokëfortë se 'propaganda me shifra'.
Fondi Monetar Ndërkombëtar
Se Kosova po përballet me ngadalësim të rritjes ekonomike, më së miri e dëshmon raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN); “Perspektiva Ekonomike Botërore”.
Ekonomia e Kosovës të rritet me 2.7% këtë vit, duke ulur pak me 0.1 pikë përqindje parashikimin e tij në prill.
FMN parashikoi se inflacioni mesatar i çmimeve të konsumit në Kosovë do të rritet në 12% në 2022 nga 3.3% vitin e kaluar përpara se të bjerë në 5% në 2023.
Deficiti i llogarisë korente të vendit, që qëndron në 8.8% si përqindje e PBB-së në vitin 2021, parashikohet të rritet në 10.9% në 2022 përpara se të tkurret në 8.7% në 2023, thuhet në raport.
Ekonomisti Berat Rrukiqi, në një postim në Facebook, duke komentuar raportin e FMN-së, ka thënë se kur bëhet fjalë për rekorde, rritja ekonomike pritej të jetë rekord e ulët.
Ai paralajmëroi se Kosova nuk do të mund të jetë imune ndaj rishikimit të ekonomisë globale, sidomos duke pasur parasysh indiferencën ndaj këtyre zhvillimeve, të cilat i vlerësoi si të frikshme.
Ndërsa analisti Ilir Ibrahimi, ka thënë se edhe pse ka rënie në pikë përqindje, parashikimi i raporteve vazhdon të jetë optimist duke u bazuar në mundësinë që qeveria të marrë masat e nevojshme.
Në të kundërtën, sipas tij, rënia mund të jetë akoma më e lartë.

Banka Botërore
Raporti tjetër i Bankës Qendrore i “Mbrojtjes Sociale për Rimëkëmbje”, vlerësohen se rritja e kostove të importit të energjisë është një sfidë e madhe për vitin 2022 dhe mund të ketë një ndikim negativ për shkak të rritjes së kërkesës për subvencionimin e importeve të energjisë elektrike.
Fleksibiliteti për të reduktuar efektet e inflacionit në rritje, i cili është përkeqësuar nga konflikti në Ukrainë, konsiderohet të jetë minimal nga ky raport.
Pavarësisht shumave të konsiderueshme të parave që shpenzohen për mbrojtjen sociale, raporti vlerëson se programi i ndihmës sociale është i ngurtë dhe mund t'u ofrojë njerëzve më në nevojë vetëm pak siguri.
Në gusht 2022, një rritje e kostove të importit bëri që inflacioni të rritet në qiell dhe të arrijë 14% deri në gusht 2022, kostoja e ushqimit dhe e transportit ishte rritur me pothuajse 20 për qind, duke dëmtuar në mënyrë disproporcionale më të pafavorizuarit, vlerëson raporti.
Importet e mallrave – që përfaqësonin 53.4 për qind të PBB-së në vitin 2021 – u rritën nominalisht me 26 për qind deri në korrik 2022, duke përkeqësuar më tej deficitin tregtar strukturor të lartë të Kosovës.
Po ashtu, raporti vlerëson se shpenzimet kapitale mbetën jashtëzakonisht të ulëta me një normë ekzekutimi prej 17 për qind deri në fund të gushtit dhe pothuajse 30 për qind më e ulët se një vit më parë, vlerëson raporti.
Kujtojmë që deklaratat e Kurtit dhe Bislimit për “rritjen më të madhe ekonomike në Evropë”, “40 mijë vende pune”, shkaktuan reagime të mëdha nga qytetarë dhe ekonomistë të ndryshëm, të cilët kundërshtuan ashpër pretendimet e Kurtit për rritje ekonomike.

