Pretendon se ishte në lidhje dashurie me Duda Baljen, arrestohet për ngacmim e kanosje - NACIONALE

Pretendon se ishte në lidhje dashurie me Duda Baljen, arrestohet për ngacmim e kanosje

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Raportet se Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak është ngacmuar e kanosur nga një person.

Të paktën kështu shkruan Sinjali, që duke u thirrur në burimet e tij, thotë se se në periudhën e fundit, deputetja Balje është përballur me ngacmime e kërcënime.

Në anën tjetër, i dyshuari i arrestuar tashmë, ka deklaruar se ka qenë në lidhje dashurie me përfaqësuesen e legjislativit, madje për gjashtë vite me radhë.

Sipas informacioneve që posedon gazeta, deputetja Balje në vazhdimësi i ka kërkuar të dyshuarit që të mos e shqetësojë me veprime të tilla dhe për ta parandaluar shqetësimin e kishte bllokuar qasjen në numrin e saj dhe në të gjitha rrjetet e mundshme sociale, por përkundër kësaj, i dyshuari kishte vazhduar tentimin për të rënë në kontakt me deputeten Balje, duke mos kursyer miqtë e bashkëpartiakët e saj.

Prokurori i rastit tashmë ka nxjerr vendim për fillimin e hetimeve.

Lajme të ngjashme