Pretendime të çuditshme: U ndal ambulanca me targa KM me pacient brenda veç pse ishte e regjistruar pas 10 dhjetorit - NACIONALE

Pretendime të çuditshme: U ndal ambulanca me targa KM me pacient brenda veç pse ishte e regjistruar pas 10 dhjetorit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kosovo-Online pretendon që Policia e Kosovës sot në vendkalimin administrativ të Jarinjes ka ndaluar një autoambulancë me një pacient brenda duke thënë se nuk ka të drejtë të kalojë sepse është veturë me targat ilegale KM.

Millan Jovanoviq, shofer i autoambulancës, i ka thënë portalit serb nga Kosova se zyrtarët e Policisë së Kosovës në këtë pikë kufitare në Jarinje i ksihin thënë që ka mbërritur një letër se të gjitha automjetet e regjistruara pas datës 10 dhjetor konsiderohen të paregjistruara sipas “Marrëveshjes së Brukselit”.

“Fillimisht i kanë marrë dokumentet dhe kanë thënë se vetura është e paregjistruar dhe nuk mund të hyjë në Kosovë dhe se sot në orën 10 ka ardhë një letër e tillë, që pas datës 10 dhjetor asnjë automjet KM nuk mund të vazhdojë regjistrimin,” – tha mes tjera Jovanoviqi.

Sipas tij, Policia e Kosovës më pas i kishte kthyer të gjitha veturat private të regjistruara me targa KM.

Sipas Kosovo-Online kjo është konfirmuar edhe nga të tjerë qytetarë.

Nacionale nuk ka mundur të verifikojë apo mohojë deri tash këto informacione, ndërkohë që ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme