‘Fisi për dasma’: Dyshohet se familjari i kryetarit të Kamenicës, u bë drejtor në shkollën e mesme - NACIONALE

‘Fisi për dasma’: Dyshohet se familjari i kryetarit të Kamenicës, u bë drejtor në shkollën e mesme

1 javë më parë

nga NACIONALE

Në konkursin e fundit të shkollës së mesme ‘Ismail Qemali’ në komunën e Kamenicës, dyshohet se është përzgjedhur drejtor një familjar i kryetarit të komunës, Kadri Rahimaj.

Gazetarja Besarta Hoti, e ka takuar drejtorin në fjalë, por ai i shmanget pyetjes rreth afërsisë me kryetarin e komunës.

“Vec në DKA se nuk merrem ke këtë çështje unë. Nuk kam lidhje familjare. Dëgjo se shkolla është në renovim, jemi tuj vendosë 600 mijë euro këtu brenda. Nuk lejohet me hy brenda”, thotë ai.

Bashkim Latifi, profesor i Gjeografisë, i cili ishte kandidat për pozitën e drejtorit në këtë shkollë, thotë se Selami Klaiqi ‘u zgjodh drejtor për shkak të lidhjeve familjare me kryetarin e komunës’.

“Selami Klaiqi ka qenë edhe dy hera ma herët konkurent për drejtor, nuk është pranu në asnjërën herë, për shkak të dokumentacionit dhe përgatitjes profesionale që nuk i takon të jetë drejtor sepse nuk e ka të kryer fakultetin lendor.

Kandidati tjetër, të dy kemi bo padi në gjykatë, për të njëjtën çështje, nuk po dyshojmë, por jemi të sigurtë që personi në fjalë nuk e ka përgatitjen profesionale për të qenë drejtor, por është në pyetje nepotizmi apo familjarizmi me kryetarin e komunës”, thotë ai.

Afrim Dervishaj, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në komunën e kamenicës, thotë se ‘presin që gjykata ta thotë fjalën e saj lidhur me rastin”.

“Konkursi është hapë, kanë apliku edhe në intervistë ka dalë që zoti Selami ka qenë më meritori për këtë punë edhe sot është drejtor i shkollës.

Për këtë konkurs ka edhe procedurë gjyqësore, nuk e di bash saktë, por del gjykata me këtë send edhe e rregullon këtë send për mu për ty edhe për krejt ata që kanë dyshime”, thotë ai.

Sa i përket dyshimeve rreth nepotizmit në këtë rast, drejtori i arsimit në Kamenicë ka një përgjigje interesante.

Thotë se ai personaisht ka një familje të madhe dhe mund t’i dalë një i afërm kudo.

“Unë jam drejtor i arsimit, edhe me këqyrë kështu, unë kam familje të madhe edhe pak ka që nuk e gjej që nuk e kam diçka. Kjo i bjen që për çfarëdo vendimi, dikush ka me thanë e ka familjar. Vetëm gjykata e sqaron këtë punë, e presim vendimin e gjykatës”, tha ai.

Lajme të ngjashme