Zyrtarët perëndimorë: Ky ishte "kurth", veç "faza e parë" e hakmarrjes së Izraelit ndaj Iranit - NACIONALE

Zyrtarët perëndimorë: Ky ishte "kurth", veç "faza e parë" e hakmarrjes së Izraelit ndaj Iranit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Disa zyrtarë perëndimorë me njohuri për marrëdhënien e mundshme të Izraelit kundër sulmit të pashembullt iranian me dronë e raketa ndaj Izraelit besojnë se sulmi për të cilin u raportua të premten në Iran është vetëm “faza e parë”.

“Strategjia është: sulm i vogël për ta bërë Iranin që të reagojë për një kundërpërgjigje të madhe ndaj pozicioneve bërthamore” – tha një diplomat perëndimor në Liban, raporton televizioni BBC.

Ndërkohë, një zyrtar ushtarak perëndimor thotë se, duke u mbështetur në raportet nga Siria dhe Irani – që tregojnë se disa radarë thelbësorë ishin në shënjestër të sulmeve me dron në të dyja shtetet, “izraelitët disi po i marrin shembull Iranin dhe aleatët e tij, si Hezbollahu, së pari duke i shkatërruar radarët, duke krijuar caqe të rreme ose mashtruese si dhe duke u përpjekur që t’i dëmtojë radarët për t’i nxjerrë nga funksioni sistemet e kapjes”.

Ende ka shumë të dhëna kundërthënëse që po vijnë nga Irani në lidhje me incidentin. Agjencia e lidhur me Rojat Revolucionare, Tasnim, ka mohuar “çfarëdo sulmi ndaj Iranit”, duke cituar “burime të informuara”.

Disa zyrtarë iranianë u kanë thënë mediave se “nuk do të ketë ndonjë reagim nga Irani për incidentin”.

Megjithatë, pyetja është: a ishte kjo vërtet hakmarrja që pritej nga Izraeli?

Zyrtarët perëndimorë me të cilët ka biseduar korrespondentja e BBC-së, Nafiseh Kohnavard, besojnë se jo. Ata i thanë gazetares se kjo ishte vetëm një “kurth” për t’i “testuar ujërat”./Nacionale

Lajme të ngjashme