Presioni i VV-së ndaj mediave, Bajrami: Pushteti ka instaluar mekanizma shtypës ndaj gazetarëve - NACIONALE

Presioni i VV-së ndaj mediave, Bajrami: Pushteti ka instaluar mekanizma shtypës ndaj gazetarëve

1 javë më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka dënuar gjuhen e anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj mediave.

Ajo ka bërë me dije se sot është lajm se si VV-ja shtyp gazetarët e RTK-së dhe si i akuzon gazetareve e mediave tjera që punojnë në “media vrasëse”.

Në profilin e saj në “Facebook”, Bajrami ka shkruar se pushteti ka instaluar mekanizma shtypës ndaj gazetarëve.

“Sot, nuk është lajmi kryesor se çfarë thotë Çeku i Vetëvendosjes për LDK-në, por se si Vetëvendosje po shtyp gazetarët në Televizionin Publik, se si përfaqësuesi i Vetëvendosjes i akuzon gazetarët po punojnë për “media kriminale, të vrasësve me pagesë”. Sot, dhe çdo ditë duhet të merrmi me këta pushtetarë që kanë instaluar mekanizma shtypës ndaj gazetarëve dhe se si partia në pushtet, përmes veglave partiake, po i ndëshkon dhe disiplinon gazetarët e RTK-së, e po provon të njëjtën gjë të bëj edhe me mediet private”, ka shkruar ajo.

Ajo ka kërkuar nga organet e rendit që të merren me rastin e RTK-së.

“RTK-ja financohet nga buxheti i shtetit dhe nuk është televizion i partisë në pushtet. Ka ardhur koha që organet e drejtësisë të merren seriozisht me dhunuesit e RTK-së dhe me dhunuesit e gazetarëve profesionistë që punojnë aty. Shqetësimi më i madh i pushtetarëve nuk është kush e mban fjalën e kush jo, sepse në fund secili jepë përgjegjësi për fjalën e dhënë, këta e kanë një frikë tjetër është frika për llogaridhënie për krimin, korrupsionin dhe subvencionet partiake e familjare edhe në Ministrinë e Kulturës. Këta mendojnë se të vetmin shpetim e kanë duke qëndruar në pushtet, kështu mendojnë t'i shpëtojnë drejtësisë, njëjtë siç po bën prej kohësh shefi i tyre, duke mos dhënë as deklaratë si dëshmitar në Prokurori”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të ngjashme