Presidentja Osmani takohet me shefin e Eulex-it: Bisedohet për zhvillimet në veri - NACIONALE

Presidentja Osmani takohet me shefin e Eulex-it: Bisedohet për zhvillimet në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim, shefin e Eulex-it Lars Gunnar Ëibermark.

Aty, sipas njoftimit të presidencës, u fol për situatën e kirjuar në veri të vendit, si dhe Osmani e vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm, me partnerët ndërkombëtar.

Njoftimi i Presidencës:

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Lars-Gunnar Ëigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare.

Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për zbatimin e rendit dhe ligjit, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm me EULEX-in.”

Lajme të ngjashme