Presidenti që s’u zgjodh dhe manovrat e fundit të Vetëvendosjes – POV Nacionale - NACIONALE

Presidenti që s’u zgjodh dhe manovrat e fundit të Vetëvendosjes – POV Nacionale

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Java e fundprillit dhe fillimit të majit u karakterizua nga zhvillime dramatike në vend, në dritën e përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Në fund, partitë politike nuk arritën marrëveshje për zgjedhjen e kreut të shtetit, ndërsa tashmë është caktuar edhe zyrtarisht data 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në orët e fundit, Vetëvendosje tentoi ta paraqiste veten si palën që po bënte gjithçka për ta zgjidhur çështjen e presidentit. Por, pamjet ngjanin më shumë si përpjekje të vonshme për të prodhuar alibi politike sesa angazhim real për kompromis, pasi vetëm pak javë më parë, Albin Kurti fliste me qetësi se kishte ende kohë të mjaftueshme për këtë proces.

Kurti provoi edhe disa manovra të fundit politike, të cilat një deputet i partisë ia përshkroi si tentativë “karate” për zgjedhjen e presidentit.

Këto dhe shumë zhvillime të tjera të javës mund t’i ndiqni më poshtë në emisionin “POV Nacionale”:

Lajme të ngjashme