Presidenti kroat: Serbia është në një pozicion politik skizofrenik në çështjen me Kosovën - NACIONALE

Presidenti kroat: Serbia është në një pozicion politik skizofrenik në çështjen me Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka deklaruar se Serbia është në një “pozicion politik skizofrenik” në lidhje me çështjen me Kosovën.

Në një konferencë të përbashkët për media me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, pasvizitës së këtij të fundit në Zagreb, Euronews Albania raporton se Milanoviq ka deklaruar se “Kosova është realitet”.

Ai ka shtuar se shteti i tij do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar, por “asnjëherë me qëllimin për ta provokuar Serbinë”.

“Ne nuk mund të dijmë se çfarë është në interest ë Serbisë, por realiteti është që Kosova është shtet në Evropë dhe Serbia është në një pozicion politik skizofrenik." - ka deklaruar ai.

Ai po ashtu ka përmendur edhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë, duke thënë se “shteti serb ka fantazi” në këtë raport.

“Marrëdhëniet duhet të drejtohen në rrugën e drejtë…për ta bërë Serbinë më të mirë. Ne e dijmë që në interesin tonë dhe të Shqipërisë është normalizimi i marrëdhënieve. Kosova është në rrugën e drejtë.” – u shpreh Milanoviq.

Milanoviq, kohë më parë ishte komentuar shumë nga mediat për shkak të një deklarate të çuditshme që e kishte dhënë në lidhje me Serbinë dhe Kosovën, duke deklaruar mes tjerash “ne e kemi aneksuar Kosovën”.

“Serbia dhe Rusia nuk janë e njëjta gjë. Kjo, fatkeqësisht, është një fakt i dhimbshëm dhe një rrezik. Ne e kemi aneksuar Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkomëbtar. E kemi marrë nga Serbia. Kush e bëri tjetër, pos neve? A e njohëm Kosovën? Nuk është aneksim por pushtim. Nxjerrje....”- kishte deklaruar presidenti kroat.

Ai më pas ishte sqaruar për këtë deklaratë.

“Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë. Unë mund të kisha thënë ndryshe, se Serbia ka mbetur Kosovën, por supozoj se të gjithë jemi dakord se Kosova ishte pjesë e Serbisë.”kishte thënë Milanoviq.

Lajme të ngjashme