Presidenca: Është koha që BE të sanksionojë veprimet e Vuçiqit
Shefit i kabinetit të presidentës, Blerima Vela ka deklaruar se Bashkimi Evropian, duhet t’i sanksionojë veprimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq pas ngjarjeve të fundit të veri.
Vela në rrjetin social Tëitter ka shkruar se Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Vladimir Putinit për veprimet përshkallëzuese të djeshme në veri të Kosovës.
“Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Putinit për veprimet përshkallëzuese të djeshme në veri të Kosovës. Është një konfirmim se si Rusia e sheh Serbinë - një instrument për të destabilizuar Kosovën, rajonin dhe kontinentin evropian.Është koha që BE të sanksionojë veprimet e Vuçiqit”, ka shkruar Vela.
‼️#Serbia received full support from Putin’s regime for yesterday’s escalatory actions in north #Kosovo.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 1, 2022
It is a confirmation of how #Russia sees Serbia - an instrument to destabilize Kosovo, the region and European continent.
It is time for the EU to sanction #Vučić’s actions. pic.twitter.com/t62yRVIr2B