Maliqi: Verdikti i Hagës ka prekur trashëgiminë e luftës së UÇK-së
Politologu Agon Maliqi, ka komentuar protestat qytetare kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai ka bërë me dije se ky aktgjykim nuk është i drejt dhe i njëjti ka prekur trashëgiminë e luftës çlirimtare të Kosovës.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se tani debati duhet të fokusohet te përgjegjësia individuale e personave për veprat për të cilat janë dënuar.
“Duhet të pyesim sinqerisht: a janë të dënuarit ata që kanë qenë zbatuesit dhe urdhërdhënësit e veprave dhe se a vendos ky lloj verdikti drejtësi?”, ka thënë Maliqi.
Ai ka vlerësuar se aktgjykimi nuk ka sjellë drejtësi as për viktimat dhe as për të dënuarit.
“Debati duhet të rifokusohet te përgjegjësia individuale e atyre që i kanë bërë veprat, e jo duke ndërtuar një narrativ të motiveve kriminale të lidershipit të UÇK-së”, është shprehur ai.