“Prej nesër në orën 18:00 deri të largohet Policia nga veriu”: Organizatori serb thotë se nuk do t’i ndalin protestat në kufi - NACIONALE

“Prej nesër në orën 18:00 deri të largohet Policia nga veriu”: Organizatori serb thotë se nuk do t’i ndalin protestat në kufi

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i të ashtuquajturit Asociacioni i Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka bërë të ditur se prej nesër në orën 18:00, do të bllokohen kufijtë Kosovë-Serbi.

Ai në agjencinë Beta ka thënë se do të marrin pjesë mbi 400 persona.

“Bllokada do të fillojë nesër në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës dhe institucionet e uzurpuara t’u kthehen serbëve. Gjithashtu kërkojmë nga KFOR-i që në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, ta marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, tha ai.

“Do t’i bllokojmë vendkalimet kufitare në Bërnjak, Jarinjë, Merdarë dhe atë në Kullë. Vendkalimi në Konçul nuk do të bllokohet tani për tani”.

Lajme të ngjashme