Pozhari: Albin Kurti po dëshmohet lojtar i madh, topi te Vuçiqi
Xhevdet Pozhari, analist e gazetar, ka shkruar një status në lidhje me situatën aktuale rreth mundësisë për të arritur një marrëveshje finale.
Analizën e tij, Pozhari e ka quajtur “analizë me gjakftohtësi”. Në këtë analizë gjakftohtë, Pozhari thotë se Kurti po shkon në Paris i gatshëm për marrëveshje.
“Kryeministri Kurti ka shkuar vet i gjashti, me planin "franko-gjerman" dhe propozimet e tij. I gatshëm për marrëveshje, në terren të përshtatshëm për kundërshtarin, dhe me ekip që mund ta fascilitojë çdo gjë.
Topin e ka gjuajtur tek Vuçiçi i cili në Samitin e Paqes në Francë do të zgjedh ose të ulet të bisedojë, ose do t'i bie maska dhe të gjithë ta kuptojnë se nuk është i interesuar për marrëveshje.”, shkroi ndër të tjera Pozhari.
Madje, ai tha se Kurti po dëshmohet lojtar i madh.
“Albin Kurti me këto veprime po dëshmohet lojtar i madh. Dhe, s'di pse e kam një ndjenjë se në këtë strategji i ka ndihmuar edhe një shtet që është mik i madh i joni!”, shkroi tutje ai.
Postimi i plotë:

