Politologu boshnjak për Asociacionin: Politika ndër-rajonale tërësisht të pakuptueshme nga Joe Bideni
Politologu dhe analisti nga Bosnja e Hercegovina, Jasmin Mujanoviq është e pakuptueshmë kërkesa për Kosovën e këshilltarit të lartë të Departamentit të Shteti amerikan, Derek Chollet për themelimin e Asociacionit në Kosovë.
Mujanoviq në Twitter ka shkruar duke kundërshtuar deklaratën e Chollet.
Ai ka thënë se SHBA kundërshtuan ceremonin e Republikës Sërpska në Bonsnje por kërkojnë Asociacion në Kosovë.
Mujanoviq ka thënë se kjo është një politikë tërësisht e pakuptueshme e presidentit amerikan, Joe Biden.
“Edhe pse formalisht e dënon zhurmën për ndarje në entitetin e Republikës Serbe në Bosnjë, Departamenti i Shtetit i ShBA-së këmbëngul që Kosova "duhet ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe", që shihet gjerësisht si version i lehtë i Republikës Serbe. Politika ndër-rajonale tërësisht të pakuptueshme nga Shtëpia e Bardhë e Bidenit.” – ka shkruar ai.
Even as it formally condemns growing secessionist din in Bosnia’s RS entity, U.S. State Dept insists Kosovo “must form the Association of Serbian Municipalities,” widely seen as a RS-lite. Completely incomprehensible intra-regional policies by the Biden WH.https://t.co/PHMyUT5O4e
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) January 11, 2023
Nuk është regimi i tij i parë që kundërshton kërkesën e Amerikës që Kosova të themelojë Asociacionin.
Ai edhe në më 14 dhjetor 2022 ishte shprehur i habitur më deklarimet e amerikanëve për Asociacionin.
“Është e pabesueshme të shikosh zyrtarët amerikanë që përpiqen me forcë ta detyrojnë Kosovë ta pranojë Asociacionin, ndërkohë që kritikojnë regjimin e Milorad Dodik në entitetin e Republikës Srpska të Bosnjes për kërcënimet e tij të vazhdueshme për shkëputje.” – kishte shkruar ai në rrjetin e tij social në Tëitter më 14 dhjetor 2022
